VMRO paralajmëron zbardhjen e së vërtetës së spitalit modular në Tetovë

Edhe VMRO-DPMNE në anën tjetër ka njoftuar se prej nesër do të nisin me seri preskonferencash për të treguar siç thonë ata, të vërtetën e spitalit modular në Tetovë. “14 jetë të humbura. Përgjegjësi patjetër të ketë për fajtorët e vërtetë. Kush lejoi ndërtimin e spitaleve me material jo rezistente ndaj zjarrit? Kush ka nënshkruar? Kush ka heshtur? Kush ka përfituar? Na ndiqni, nesër me fillim në ora 12:00”, qëndron në paralajëmrimin e VMRO-DPMNE-së. Partia në pushtet thotë se ata do ta zbulojnë gjithë të vërtetën e këtij rasti.