VMRO: Kuadrot e LSD-së dhe BDI-së e lanë të arratiset Blerim Ramadanin

VMRO: Kuadrot e LSD-së dhe BDI-së e lanë të arratiset Blerim Ramadanin

Nga VMRO-DPMNE fajësojnë BDI-në dhe LSDM-në për arratisjen e Blerim Ramadanit.

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

MARKETING