VMRO: Kovaçevski dhe Mexhiti u kujtuan për kuadrin shëndetësor para zgjedhjeve
VMRO-DPMNE ka reaguar pas vendimit të qeverisë për punësimin e 1 117 personave në shëndetësinë publike, duke akuzuar BDI dhe LSDM për ryshfet brutal para zgjedhjeve.
“Kovaçevski dhe Mexhiti vetëm 4 muaj para se të largohen nga qeveria u kujtuan për stafin mjekësor dhe mjekët”, thuhet në reagimin e VMRO-së. Ata theksojnë se qytetarët ishin dëshmitarë vetëm të skandaleve, mungesës së barnave dhe tenderave të montuar në Ministrinë e Shëndetësisë.“Mijëra mjekë, infermierë, teknikë dhe stafe të tjera të spitaleve u larguan nga vendi pikërisht për shkak të qëndrimit injorant të qeverisë ndaj mantelit të bardhë” , thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.