VMRO: Flipçe mori dhuratë veturë luksoze nga kompani që iu dha tender

VMRO-ja pretendon se kreu i LSDM-së Venko Filipçe mori një veturë luksoze si dhuratë nga kompania Zobek Mining Group, e cila nga ana tjetër fitoi një tender për furnizimin e qymyrit për ESM. Sipas VMRO-së, Prokuroria Publike hesht dhe nuk ndërmerr asnjë veprim për dhuratën prej 130,000 eurosh për Filipçen. “Kur një person që nuk ka lidhje familjare me një person tjetër merr një dhuratë prej 130,000 eurosh, është mjaft e qartë se bëhet fjalë ose për evazion fiskal, pastrim parash ose tregtim ndikimi. Për më tepër, kur bëhet fjalë për një dhuratë prej 130,000 eurosh për një politikan, deputet dhe udhëheqës të opozitës, është mjaft e qartë se diçka fshihet”, thekson VMRO-ja.