VMRO-DPMNE: Taravari hoqi maskën e koalicionit të krimit

VMRO-DPMNE: Taravari hoqi maskën e koalicionit të krimit

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbajti një mbledhje në të cilën u analizua situata aktuale ekonomike dhe politike në vend. Gjatë mbledhjes, u vendos që kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, të autorizohet për të propozuar zgjidhje të reja kadrovike për pozitat që më parë i takonin Aleancës për Shqiptarët, pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar.

MARKETING

Sipas një komunikate të VMRO-DPMNE-së, ky veprim i Taravarit u interpretua si një dëshmi tjetër për, siç e quajnë ata, “zgjerimin e grupit të mbrojtësve të krimit dhe korrupsionit”.

“Një kuartet i ri politik është shfaqur në skenë – i koordinuar mirë dhe i kontrolluar: LSDM, Aleanca për Shqiptarët, BDI dhe E Majta. Emra të ndryshëm, por me të njëjtin drejtues prapa skene. Maskat mund të jenë të ndryshme, por skenaristi është i njëjtë. BDI prej vitesh ka investuar në ndërtimin e konkurrentëve të rremë, që në fakt janë zgjatim i saj. Kjo është mënyra si kemi përfunduar me LSDM-në dhe Aleancën e Taravarit – parti me rejting të ngjashëm, të gatshme të sakrifikohen për rikthimin e BDI-së në pushtet. Dhe, si çdo produkt i konsumit, edhe ata do të hidhen në mbeturinat politike sapo të përfundojnë misionin e tyre”, thuhet në deklaratën e partisë.

VMRO-DPMNE gjithashtu shpreh shqetësimin për atë që e konsideron si mungesë qëndrimi dhe dinjiteti nga ana e partnerëve politikë të opozitës.

“Është për të ardhur keq që këta ‘aksesore politike’ po përshtaten më së miri në rolin e ndihmësve servilë – pa qëndrim, pa vizion, pa dinjitet. Por të jetë e qartë: shteti nuk po shkon në humnerë. Ne po e nxjerrim nga humnera. Ajo që dhemb është fakti se nuk ka më amnisti, nuk ka më zhvatje, nuk ka më tenderë të kurdisur. Dhemb sepse drejtësia më në fund po troket në derën e tyre”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së.

MARKETING