VMRO-DPMNE sot fillon me aksionin: “Kjo është Maqedonia për të gjithë”
VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur se nga kjo fundjavë fillon me aksionin “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, i cil do të zgjasë deri në ditëlindjen e partisë më 17 qershor, transmeton SHENJA.
“Këtë fundjavë 19 ekipe do të vizitojnë mbi 100 vende të banuara në Republikën e Maqedonisë dhe do të takohen me qytetarë pa dallim përkatësie politike, etnike dhe fetare. Qëllimi i takimeve është njohja e qytetarëve me aktivitetet e partisë nga njëra anë, por edhe dëgjimi i problemeve të qytetarëve dhe gjetja e rrugëve për zgjidhjen e tyre së bashku. E gjithë kjo është e kundërta dhe përgjigje ndaj ofertës së qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, e cila e sjell Maqedoninë në mjerim, poshtërim, varfëri dhe emigracion. VMRO-DPMNE ofron konceptin e punës, vlerat dhe idealin për një Maqedoni të përparuar. Këtë do ta arrijmë së bashku me popullin, sepse respektojmë popullin dhe populli është faktor kyç në Maqedoni që di të gjykojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ta dhe për vendin”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së