VMRO-DPMNE: Përderisa familja Ahmeti pasurohet, institucionet heshtin

VMRO-DPMNE: Përderisa familja Ahmeti pasurohet, institucionet heshtin

VMRO-DPMN-ja ka akuzuar institucionet për shkak se heshtin ndaj pasurimit të familjes së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Derisa Ahmeti mban qeverinë e Kovaçevskit, nipërit dhe djali i tij po bëjnë biznese miliona dollarëshe. Ndërsa Ahmeti është faktori kryesor në qeveri, nipi i tij Drini merr 39% të Soravisë pa dhënë asnjë qindarkë dëmshpërblim. I njëjti Drin ka marrë koncesion për një hidrocentral të vogël nga qeveria, si dhe menaxhon një gurore për të cilën ka marrë koncesion edhe nga LSD. Ndërsa Ahmeti mban qeverinë, kompanitë e nipit të tij janë nënkontraktorë në Korridorin 8. Djali i Ahmetit, së bashku me nipërit e Ahmetit, Drinin dhe Besianin, themeluan edhe Uzinën Helios për prodhimin e energjisë elektrike. A duhet të fillojë me të njëjtin ndërtimi i një termocentrali fotovoltaik 60 MË, i paralajmëruar nga një kryetar i qeverisë? E përderisa familja e Ahmetit pasurohet, institucionet heshtin dhe nuk guxojnë të bëjnë asnjë hap drejt një hetimi të vërtetë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

MARKETING