VMRO-DPMNE: Për ne nuk ka zgjidhje më të mirë se Venko Filipçe
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, mbajtur në Kongresin e 31-të të partisë, duke e cilësuar atë si të zbrazët dhe pa përgjigje për çështjet kyçe.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe nuk ka sqaruar pse LSDM është forca e pestë politike në Shkup dhe e treta në nivel shtetëror, ndërsa nuk është distancuar dhe as nuk ka thënë asnjë fjalë kritike për mentorin e tij, ish-kryeministrin Zoran Zaev.
Nga kjo parti vlerësojnë se për ta nuk ka zgjidhje më të përshtatshme sesa Venko Filipçe në krye të LSDM-së.
“Përfundimi është se për VMRO-DPMNE-në nuk ka zgjidhje më të mirë se Venko Filipçe. Problemi është se ai është i dëmshëm për Maqedoninë dhe interesat e saj”, deklaruan nga e ashtuquajtura “Pallati i Bardhë”.
Ndërkohë, Filipçe në fjalimin e tij para delegatëve theksoi se LSDM sot po i jep fund përçarjeve të brendshme.
“LSDM nuk është treg për pazare funksionesh, por ushtri vlerash. Kush dëshiron të luftojë krah për krah me ne është i mirëseardhur sinqerisht dhe vëllazërisht. Por kush synon të na minojë nga brenda, kush dëshiron të jetë ‘kalë troje’ i VMRO-së apo i grupeve të tjera të interesit, le të largohet menjëherë. Nuk kemi kohë për tradhti, as luks për ego. Ose jemi së bashku në këtë betejë për jetën ose vdekjen e demokracisë, ose nuk jemi asgjë. Unë zgjedh të jemi gjithçka – zgjedh luftë të sinqertë, të fortë dhe të ndershme”, deklaroi Filipçe.

