VMRO-DPMNE: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, Kovaçevski nuk ka deputetë
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të njohur se nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.
“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, Kovaçevski nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën, le të përgatitet për një largim të shpejtë. Po të kishte Kovaçevski deputetë për amendamentet kushtetuese, do t’i kishte votuar shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë. Ndërkohë që Kovaçevski dhe qeveria po shesin mjegull, xhelatët e tyre anembanë vendit po kryejnë krime, po negociojnë tenderë dhe marrëveshje të dyshimta, dhe njerëzit po largohen. Është koha që Kovaçevski të largohet nga qeveria, jo njerëzit nga shteti” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/