VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon

VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon

MARKETING

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kërkesës së LSDM për uljen e çmimit të karburanteve.

MARKETING

Sample Image

VMRO-DPMNE thotë se opozita po bën vetëm deklarata publike, në vend që të propozojë ligje konkrete në Parlament. Sipas tyre, kërkesa për uljen e akcizës nuk mund të zbatohet, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë.

Ata theksojnë se ulja e akcizës lejohet vetëm në raste krize ose gjendje të jashtëzakonshme dhe kur çmimet e naftës janë shumë më të larta se aktualisht.

VMRO-DPMNE gjithashtu pretendon se çmimet e karburanteve në vend janë ndër më të ulëtat në rajon dhe se ato janë ulur së fundmi me rreth dy denarë.

Në reagim, ata kritikojnë edhe qeverisjen e mëparshme të LSDM-së, duke thënë se gjatë asaj kohe akciza për karburantet është rritur disa herë.

MARKETING