VMRO-DPMNE: Kovaçevski ishte bashkëpunëtor në krim’in e Grubit

VMRO-DPMNE: Kovaçevski ishte bashkëpunëtor në krim’in e Grubit

VMRO-DPMNE pretendon se ish-zv. kryeministri Artan Grubi ka vjedhur nga shteti me vite të tëra dhe për këtë kanë ditur LSDM-ja dhe BDI-ja dhe, siç thonë ata, MPB-ja nën udhëheqjen e ish-ministrit Oliver Spasovski.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se të gjithë i dinin dhe heshtën për marrëveshjet e errëta, tenderat në mënyrë private, ndikimin në drejtësi, krimin dhe korrupsionin.

“LSD-ja janë fajtorë për grabitjen e Grubit sepse e kanë ditur dhe kanë pasur mundësi, por nuk e kanë ndalur për arsye fitimprurëse”, thonë nga partia e Hristijan Mickoskit.
Kërkesa penale e MPB-së kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski, nuk është hedhur, ndërsa Prokuroria është duke i hetuar akuzat.

Nga këtu përmendin se të dy janë regjistruar për një periudhë të ndryshme kohore dhe për veprime të tjera.

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka dërguar kërkesë për ekstradimin e Grubit dhe Përparim Bajramit, duke qenë se nuk kanë shkresë nga MPB-ja se të dy janë lokalizuar apo arrestuar në një shtet të caktuar. Vetëm pasi të marrin një shkresë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë mund të kërkojë ekstradim për të dy.

Nga MPB thonë se janë në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me policinë e Kosovës.

MARKETING