VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga Filipçe për vizën e artë dhe apartamentin në Dubai
VMRO-DPMNE i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të japë sqarime publike mbi mënyrën se si e ka marrë vizën e artë në Dubai dhe në çfarë emri është regjistruar apartamenti, i cili, sipas partisë, është përmendur në një dëshmi publike që lidhet me ish-kryeministrin Zoran Zaev.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe ka dhënë një përgjigje indirekte kur u pyet nga gazetarët nëse po ndërton një ndërtesë të lartë në Dubai së bashku me Zaevin, duke thënë se nuk po ndërton, gjë që, sipas tyre, konfirmon se ndërtesa është e Zaevit.
Partia gjithashtu pyet Filipçen për mënyrën se si e ka marrë vizën e artë dhe për pronësinë e apartamentit, si dhe i kërkon Zaevit të sqarojë burimin e fondeve për investimet e tij në Dubai.

