VMRO: 3 deputetë të LSDM-së dhe 1 i BDI-së, nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese

Nga VMRO-DPME thonë se pas informacioneve të shpërndarë nga kjo parti, kryeministri njëherë edhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka thirrur në takim koordinativ deputetët, për t’u siguruar që të njëjtit do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Nga kjo parti thonë se disa deputet brenda LSDM-së nuk kanë pranuar të nënshkruajnë dokumentin.

“Kovaçevski të dalë dhe të tregojë dokumentin se sa deputetë të LSD-së nuk i kanë nënshkruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski duhet të thotë nëse pas zbulimit të VMRO-DPMNE-së për deputetët e LSD-së që nuk pajtohen me politikat për ndryshimet kushtetuese, ai i ka thirrur në një koordinim grupor, gjatë të cilit u kërkoi të nënshkruajnë dokumentin se do të mbështesin pa kushte ndryshimet kushtetuese, gjë që nuk ndodhi sepse deputetët e përmendur nuk ishin dakord”, thonë nga VMRO-ja.

MARKETING