VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare

VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare

Nga VLEN thonë se “tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin”.

Nga VLEN thonë se në zgjedhjet lokale shqiptarët zgjodhën ndryshimin.
“Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit të rremë kur s’kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve. Ata zgjodhën politikën e rezultateve, jo politikën e frikës. As interpretimet televizive të figurave të përmbysura nuk mund ta ndryshojnë faktin që tashmë është i pamohueshëm se VLEN mbulon gjithë hartën politike shqiptare. Dhe kjo është e vetmja hartë që vlen, ajo e vullnetit të lirë të qytetarëve”.
“Deklaratat e Arbër Ademit, Blerant Ramadanit, Krenar Llogës dhe disa të tjerëve, që dalin me grafikone imagjinare për “deputetë të ardhshëm” që s’do t’i shohim kurrë, janë dëshmi e panikut që ka përfshirë koalicionin me shirit ngjitës. Ata ende nuk e kanë kuptuar mesazhin e popullit se është koha të reformoheni, jo të trilloni përralla për t’i mbajtur militantët zgjuar”.

“Katër ditë me radhë, lideri i tyre “i pakontestueshëm”, Ali Ahmeti, nuk është shfaqur askund. Ndoshta ende po pret t’ia tregojnë rezultatet e “referendumit”.Arbër Ademit, Blerant Ramadanit dhe Krenar Llogës u urojmë dalje sa më të shpeshta publike. Çdo herë që flasin, AKI humb nga një mijë vota. Dhe ne, sinqerisht, s’kemi asgjë kundër”, thonë nga VLEN.

MARKETING