VLEN thotë se kjo Qeveri e ka shumicën dhe do vazhdojë të realizoj projekte për qytetarët

VLEN thotë se kjo Qeveri e ka shumicën dhe do vazhdojë të realizoj projekte për qytetarët

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se atra janë në Qeveri në emër të 107 mijë votave shqiptare dhe jo në emër të ndonjë partie ose emri të përveçëm.
“Ne i përfaqësojmë jo vetëm ata 107 votues, por edhe programin politik të luftës kundër korrupsionit që është mbështetur nga ata votues. Andaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në realizimin e premtimeve dhe përfaqësimit të shqiptarëve.
Ne jemi të vetëdijshëm për lojën politike të BDI-së, e cila – nga etja për pushtet dhe nga frika prej drejtësisë – synon një qeveri të Përzhinës, por kjo është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. Për ne është e pashpjegueshme vetëm se pse Arben Taravari bëhe pjesë e kësaj loje të Ali Ahmetit për ta shpëtuar veten dhe familjen e tij.
Sidoqoftë, VLEN-i dëshiron ta njoftojë opinionin se zgjedhjet e vetme që do të mbahen janë ato lokale, në të cilat edhe do ta sjellim ndryshimin dhe do ta mposhtim përfundimisht krimin, korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse të BDI-së dhe funksionarëve të saj përgjatë këtyre 23 viteve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING