VLEN promovon shtabin për zgjedhje lokale

Koalicioni VLEN ka promovuar shtabin zgjedhorë qendrorë të përbashkët që do të punojë për zgjedhje lokale. Kreu i Alternativës dhe njëri nga krerët e VLEN-it, Zekerija Ibrahimi deklaroi se me formimin e këtij shtabi VLEN dëshmon edhe njëherë frymën e unitetit që ekziston brenda këtij koalicioni.
MARKETING
Sipas Ibrahimit, me këtë hap VLEN dëshmon se po funksionon pa dallime dhe si një subjekt i përbashkët.
Në krye të këtij shtabi VLEN ka vendosur ta emërojë, deputetin Adnan Azizi, që i përket zonës zgjedhore numër 6-të.
ZEQIRIJA IBRAHIMI – VLEN
“Do të shprehim edhe njëherë frymën e unitetit që ekziston Brenda VLEN, duke e dëshmuar këtë edhe përmes formimit të themelimit të shtabit të përgjithshëm Qendrorë të VLEN-it. Siç jeni të informuar shef i shtabit të përgjithshëm të VLEN-it është deputeti Adnan Azizi. Për çështjen e unifikimit të VLEN-it, jemi deklaruar shumë herë që tashmë funksionon si një subjekt i përbashkët politik, për çështjet administrative të regjistrimit të subjekteve janë në sferën që nuk ka të bëjë shumë me temën politike”.
Shefi i shtabit të përbashkët ishte i shkurtër para mediave dhe vetëm tha se në këtë pozitë është fal angazhimeve që bëhen brenda VLEN për tu bërë një subjekt. Sipas tij, shtabi i përbashkët është vetëm një nga hapat që merret nga ky koalicion.
Përndryshe, ky nuk është hapi i vetëm që VLEN e ka ndërmarrë së fundmi, kujtojmë se pas ndarjes së Taravarit, VLEN ka caktuar dhe emruar edhe koordinatorin e ri në Kuvend, pozitë në të cilën është vendosur, Bekim Qoku i cili pjesë e kolaicionit është si përfaqësues i LVV-së.
Mevludin Imeri /SHENJA/