VLEN për Ligjin që zëvendëson “Balancuesin”: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

VLEN pretendon se e ka zgjidhur çështjen e përfaqësimit. Përmes një kumtese, ata thonë se miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është një hap historik që përmbush premtimet e lëna pezull për më shumë se dy dekada. Sipas tyre, ky ligj vendos për herë të parë një bazë ligjore të qartë dhe të zbatueshme për përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore.
MARKETING
“Në vetëm një vit qeverisjeje, realizuam atë që nuk u bë për 24 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit. Kemi krijuar bazën e fortë për të avancuar përfaqësimin në rrugën e duhur, një rrugë drejt barazisë, dinjitetit dhe drejtësisë për të gjitha komunitetet. Ata që janë kundër këtij ligji janë po ata që gjatë viteve e degraduan përfaqësimin dhe i lanë qytetarët pre e manipulimeve dhe padrejtësive. Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një përgjegjësi ndaj të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve të tij. Ne jemi të bindur se qytetarët do ta vlerësojnë këtë ndryshim dhe do të qëndrojnë përkrah ligjit që sjell barazi dhe dinjitet për të gjithë,” thuhet në kumtesën e VLEN-it.
Sipas VLEN, ky ligj është më shumë se një akt juridik – është një reformë themelore që synon të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe të barabartë të institucioneve shtetërore.