VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi!

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi!

Koalicioni VLEN ka kritikuar sot deklaratat e Arben Taravarit dhe Isen Shabanit lidhur me dështimin e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht, duke i cilësuar ato si “hipokrizi” dhe përpjekje për të fshehur fajtorin e vërtetë: Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetarin e saj, Ali Ahmeti.

Sipas VLEN, akuzat për “lista të papastruara” dhe “5–6 mijë të vdekur në lista zgjedhore” janë mashtrim i qëllimshëm, pasi BDI ka fituar zgjedhje për dy dekada me këto lista, dhe problemi real lidhet me partnerin e tyre politik, BDI-në.

Koalicioni gjithashtu akuzon BDI-në për metodologjinë e regjistrimit të fundit të popullsisë, e cila sipas tyre ka zhvlerësuar numrin e shqiptarëve dhe ka përjashtuar diasporën, duke dëmtuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucione.

“Diaspora nuk është problem, diaspora është zgjidhje,” tha VLEN në një takim të fundit me liderët, duke paralajmëruar se përjashtimi i saj nga votimi është një “grusht ndaj demokracisë dhe vullnetit të shqiptarëve”.

Koalicioni VLEN thekson se dështimi i censusit është rezultat i politikave të BDI-së gjatë dy dekadave, përfshirë korrupsionin dhe politikat që kanë detyruar qytetarët të largohen nga vendi, dhe se ata janë të vendosur të korrigjojnë gabimet e mëparshme.

MARKETING