VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet!

VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet!

Koalicioni VLEN ka përshëndetur opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili është prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetai. Sipas VLEN-it, ky vlerësim përbën dritën jeshile për përmbylljen e një procesi të shumëpritur, që ka zgjatur plot 24 vite.

Nga koalicioni theksojnë se ligji dëshmon se përfaqësimi i drejtë nuk mbetet vetëm premtim politik, por shndërrohet në zgjidhje konkrete ligjore kur ekziston vullnet i sinqertë politik. Ligji, sipas tyre, bazohet në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë, duke garantuar avancim real drejt një administrate moderne dhe profesionale.

VLEN shprehet i vendosur që çështja e përfaqësimit të drejtë të mos mbetet më peng i lojërave dhe kalkulimeve politike, por të marrë zgjidhje të plotë dhe të qëndrueshme ligjore, në funksion të një administrate publike funksionale dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet.

Koalicioni rikujton se për më shumë se dy dekada kjo temë është përdorur për retorikë politike, pa u konkretizuar kurrë në ligj. “Sot, VLEN po e mbyll këtë kapitull duke e shndërruar përfaqësimin e drejtë në LIGJ”, thuhet në reagimin e koalicionit.

MARKETING