VLEN para BDI-së në sondazhin e fundit, Mexhiti: Rritet mbështetja e qytetarëve
MARKETING
Një nga liderët e VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka komentuar rezultatet e një ankete të fundit, sipas së cilës VLEN renditet si forca kryesore politike mes shqiptarëve në vend.
MARKETING


Sipas Mexhitit, ky rezultat përbën një dëshmi të qartë të rritjes së mbështetjes qytetare për modelin aktual të qeverisjes, të cilin ai e përshkroi si të pastër dhe të përqendruar në luftën kundër korrupsionit.
Mexhiti theksoi se besimi i qytetarëve bazohet në rezultate konkrete, duke përmendur rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetjen për stafin shëndetësor, si dhe realizimin e projekteve zhvillimore, përfshirë ndërtimin e universiteteve dhe rrugëve.
Ai e cilësoi këtë sondazh si një përgjigje të fortë ndaj, siç u shpreh, fushatave të opozitës shqiptare dhe lajmeve të rreme që, sipas tij, synojnë të krijojnë pasiguri te qytetarët.
Në fund, Mexhiti nënvizoi se mbështetja për VLEN tregon se politikat e kësaj force janë në drejtimin e duhur. Ai shtoi se qytetarët kërkojnë bashkim dhe konsolidim të saj në një subjekt të vetëm politik me zë të unifikuar.
“Bashkimi VLEN!”, përfundoi ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen.

