VLEN: Nongratat e hapën qiellin për Llavrovin, derën për Vuçiqin dhe zemrën për “Ballkanin e Hapur” të Serbisë

VLEN: Nongratat e hapën qiellin për Llavrovin, derën për Vuçiqin dhe zemrën për “Ballkanin e Hapur” të Serbisë

Partia non grata BDI, pas dy dekadave të bashkëqeverisjes me çdo strukturë që i shërbente pushtetit, sot po tenton të rishitet si mbrojtës i kursit euroatlantik. Në përpjekje për të shpëlarë mëkatet e veta të vjetra, non gratat flasin për “rrezikun rus” dhe “ndikimet lindore”, sikur nuk kanë qenë vetë ata themeluesit e këtij ndikimi në vend.

MARKETING

Ishte Bujar Osmani, si ministër i Jashtëm, që hapi qiellin për vizitën e Sergej Llavrovit në Shkup, një gjest i paprecedentë që e turpëron çdo pretendim për politikë perëndimore. Ishte po ai që mbante takime të rregullta me përfaqësues të Rusisë dhe Serbisë, në mënyrë të fshehtë dhe larg syve të publikut.

Po kujtesa historike nuk na tradhton: ishte vetë Ali Ahmeti ai që në “Shën Naum” u fotografua në shoqëri të Aleksandar Vuçiqit, me buzëqeshje të ngrohta dhe asnjë ndjeshmëri për të kaluarën e përgjakshme të Beogradit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Preshevë etj.

E nuk ndalet me kaq. Përmes Artan Grubit, BDI ka ndërtuar lidhje të errëta me rrjetet e nëntokës serbe në industrinë e kazinove dhe lojërave të fatit, një industri që shpeshherë kanalizon ndikime kriminale e politike nga Serbia në vendin tonë. Grubi dhe rrethi i tij kanë qenë të përfshirë direkt në lehtësimin e hyrjes së kapitalit të dyshimtë, që jo vetëm ka shkatërruar jetën sociale në lagje shqiptare, por ka shërbyer si mjet për depërtim të ndikimit serb në strukturat e brendshme.

BDI-ja nuk ka ngritur zë asnjëherë kundër këtij realiteti sepse është pjesë e tij. Ka heshtur ndaj infiltrimeve proruse dhe ka bërë kompromis të heshtur me interesa lindore, për sa kohë që pushteti i tyre forcohej. Për më tepër, funksionarët e saj janë ulur në çdo tryezë ku promovohej “bota serbe”, madje në evente ku ofendohej drejtpërdrejt identiteti dhe historia e shqiptarëve dhe asnjëherë nuk reaguan.

Prandaj kur BDI flet sot për “rrezik nga Moska”, populli e di mirë: dje ua hapi qiellin rusëve, sot përpiqet të na mbulojë me gënjeshtra. BDI nuk ka më asnjë kredibilitet të flasë për perëndim. E ka përdorur këtë rrugë si mbulesë për pazare të pista, për lidhje të dyshimta dhe për shitjen e interesave të shqiptarëve në këmbim të kolltuqeve.

VLEN qëndron qartë në këtë temë: vendi ka nevojë për një orientim të sinqertë drejt Perëndimit, jo për euroatlantistë me pagesë që sot flasin për perëndimin, e dje shërbenin si korrierë për Moskën dhe Beogradin.

MARKETING