VLEN: Nga “Pacienti” te milionat e tenderëve, dosja e errët e Bujar Osmanit!

BDI dhe Bujar Osmani janë në panik. E dinë se në Çair po vjen një humbje e pashmangshme dhe se qytetarët nuk do t’u besojnë më përrallave të tyre të rreme. Bujar Osmani është i vetëdijshëm se karrierizmi i tij politik bosh, pa projekte dhe pa rezultate, këtë herë do të marrë fund.
Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, për Çairin. O20 vjet karrierë nuk ka realizuar asnjë projekt për komunën, as nuk ka ndihmuar ndonjë banor të Çairit. Ka qenë gjithmonë aty vetëm kur i duhej përfitim politik për veten e tij. Nuk ka bërë asgjë as për ndonjë komunë tjetër shqiptare.
Fakte që Çairi i di: Osmani ka qenë i dyshuar në rastin gjyqësor “Pacienti” dhe ka marrë amnisti për tenderë të paligjshëm. Kujt i detyrohet për atë amnisti, duhet të jap përgjigje. Ka disa raporte negative nga Enti Shtetëror i Revizionit për shpenzime të paligjshme në vlera milionëshe si ministër i Shëndetësisë. Si ministër i Punëve të Jashtme shpenzoi 120 milionë denarë për Samitin e OSBE-së pa asnjë dokument dhe mbulim ligjor. Së bashku me Artan Grubin përkrahu hyrjen e MTEL dhe kazinove serbe në Maqedoni të Veriut, duke hapur derën për kapital të dyshimtë.
Bujar Osmani është mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Artan Grubit, Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, njerëz që janë në listën e zezë të partnerëve tanë strategjikë dhe që kanë qenë pjesë e të njëjtit rrjet që shkatërronte shtetin.
Çairi nuk meriton një kandidat që për njëzet vjet jeton nga funksionet politike e jo nga puna për qytetarët. Më 19 tetor, Çairi do të zgjedhë një njeri që është këtu, i njeh problemet, i zgjidh dhe qëndron pranë qytetarëve, e jo një politikan që vjen vetëm për të plotësuar biografinë e tij.
Bujar Osmani le të përgjigjet pse gjatë gjithë jetës së tij sa ka qenë ministër në të gjitha qeveritë, nuk ka siguruar para dhe projekte për komunat shqiptare, pse nuk ka ndihmuar as për një rrugë, bulevard, çerdhe apo shkollë në Çair, pse nuk është ndërtuar asgjë në pjesën perëndimore të shtetit. I rekomandojmë që të vazhdojë me fjalët boshe politike, pa përmbajtje dhe pa përgjegjësi. Kështu do të zbulohet plotësisht karrierizmi i tij.