VLEN: Likova foli qartë dhe me një zë për Nexhmedin Sadikun!

VLEN: Likova foli qartë dhe me një zë për Nexhmedin Sadikun!

Koalicioni qeverisës VLEN mbajti një tubim elektoral në Komunën e Likovës, me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve dhe përfaqësuesve lokalë. Qëllimi i tubimit ishte prezantimi i kandidatit për kryetar komune dhe i programit zgjedhor për zhvillimin e kësaj komune.

Në këtë aktivitet u theksuan sfidat me të cilat përballet Komuna e Likovës, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, infrastrukturën e pamjaftueshme dhe nevojën për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. U potencua nevoja për rikthimin e besimit qytetar përmes qeverisjes së përgjegjshme dhe me prioritet interesin publik.

Gjatë tubimit u prezantua kandidati i koalicionit për kryetar komune, prof. Nexhmedin Sadiku, i cili vlerësohet për përvojën dhe integritetin e tij profesional dhe personal. Po ashtu, u prezantua edhe bartësi i listës për këshillin komunal, Lirim Jashari, përfaqësues i gjeneratës së re, me përkushtim për të çuar përpara interesat e qytetarëve të komunës.

Koalicioni VLEN shpalosi moton e tij për zgjedhjet lokale: “Likova që punon dhe nuk dorëzohet”, duke theksuar synimin për një administratë efikase, të drejtë dhe të hapur ndaj qytetarëve.

Zgjedhjet lokale në Komunën e Likovës do të mbahen më 19 tetor 2025, ndërsa koalicioni VLEN garon me numrin 7 në fletëvotim.

MARKETING