VLEN: Kandidatët tanë për zv/ministra kanë kaluar të gjitha filtrat, tani pritet miratimi nga deputetët

VLEN: Kandidatët tanë për zv/ministra kanë kaluar të gjitha filtrat, tani pritet miratimi nga deputetët

Nga koalicioni VLEN njoftojnë se të gjithë kandidatët e tyre për zëvendësministra kanë kaluar filtrat dhe se tani pritet që të njëjtit të votohen nga Kuvendi. Koalicioni VLEN e quan qeverinë e re qeveri të shpresës dhe anti-korrupsionit.
“Me krenari dhe përkushtim të thellë, Koalicioni VLEN njofton se kandidatët tanë për pozicionet e zëvendës-ministrit në Qeverinë e shpresës dhe anti-korrupsionit kanë kaluar të gjitha filtrat dhe tani ndodhen para deputetëve për miratim. Këta kandidatë të shquar përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Me një biografi të provuar të integritetit dhe përkushtimit ndaj shërbimit publik, dhe pa asnjë njollë korruptive, kandidatët tanë janë të përgatitur për të sjellë ndryshime të prekshme dhe pozitive. Në një kohë kur krimi, korrupsioni, bixhozi dhe sjelljet devijante kërcënojnë shoqërinë tonë, ne besojmë se këta individë të zgjedhur janë çelësi për një transformim të vërtetë. Qeveria e shpresës dhe anti-korrupsionit është e vendosur të ndërtojë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët, duke promovuar drejtësinë dhe barazinë. Ne jemi të angazhuar për të shporrur njëherë e përgjithmonë krimin dhe korrupsionin, dhe për të rivendosur besimin në institucionet tona. VLEN-i është shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!”, thuhet në njoftimin e VLEN.

MARKETING