VLEN i reagon Dimitrievskit: Mos sfidoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar!

VLEN i reagon Dimitrievskit: Mos sfidoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar!

Pas deklaratave të kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, se nëse ministrat shqiptar të VLEN-it, do të përdorin flamurin shqiptar në qeveri atëherë ata do të largohen nga qeveria, ka ardhur edhe reagimi i koalicionit VLEN.
Ata thonë se fushata parazgjedhore ka përfunduar prej kohësh, ndërsa kjo retorikë, thonë ata, nuk i bën mirë askujt.
“Më mirë do të ishte që kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para se të vendosë të komentojë publikisht, përmes mediave, të informohet për qëllimin e takimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e VLEN-it. Vlerësoj se ky është “rregulli i shtëpisë” në një qeveri të përbashkët. Nuk shohim asgjë të kundërshtueshme në koordinimin e rregullt të ministrave tanë për të siguruar efikasitet në zbatimin e zotimeve programore. Këtu mund të ftojmë edhe ministrat e ZNAM-it në koordinimin e radhës, që të binden për këtë që themi. Sa i përket flamurit shqiptar, ne kemi vetëm një mesazh, mos sfidoni përdorimin e simboleve të identitetit shqiptar, ashtu siç nuk dëshironi që të sfidohen simbolet e identitetit maqedonas. Në fund të fundit, angazhimet për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëjetesë me shqiptarët nuk duhet të vlejnë vetëm gjatë fushatave për zgjedhjet lokale”, kanë reaguar nga VLEN.

MARKETING