VLEN i mbyll derën e Qeverisë Taravarit: S’ka vend për aleatë të BDI-së

VLEN i mbyll derën e Qeverisë Taravarit: S’ka vend për aleatë të BDI-së

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në takim është vendosur që Arben Taravari të largohet nga Qeveria si pasojë e afërsisë së tij me BDI-në në zgjedhjet lokale

Konfirmimi indirekt për këtë vendim erdhi edhe nga njëri prej liderëve të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.

“Politika joparimore e dy karrigeve ka perënduar,” shkruan Ibrahimi në Facebook. “VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri të ketë partnerë që janë vegla të kapura në rrjetin e korrupsionit, qoftë edhe përmes slloganeve patriotike apo viktimizimit politik.”

Ai nënvizoi se koalicioni është i vendosur për një politikë të pastër, që synon reforma reale dhe ndarjen e qartë nga struktura që kanë përfunduar në listën e zezë amerikane. Postimi i tij mbyllet me një mesazh të prerë ndaj Taravarit: “Edhe BDI, edhe Qeveri – ollmaz, Doktor!”

Kjo deklaratë vjen si sinjal i qartë se VLEN është duke e forcuar identitetin e vet politik dhe nuk do të tolerojë qëndrime të dykuptimta brenda radhëve të saj apo në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme.

MARKETING