VLEN hap shtabin zgjedhor në Manastir: Qyteti i Alfabetit bëhet qendër e ndryshimit

VLEN hap shtabin zgjedhor në Manastir: Qyteti i Alfabetit bëhet qendër e ndryshimit

Koalicioni VLEN hapi sot zyrtarisht shtabin zgjedhor në Manastir, qytetin simbolik të Alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë aktivitet morën pjesë liderët kryesorë të koalicionit, të cilët shprehën vendosmërinë për të sjellë ndryshim në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe një nga figurat udhëheqëse të VLEN-it, e cilësoi hapjen e shtabit si një akt me peshë simbolike:

“Në Qytetin e Alfabetit, Manastir, kësaj here jo për të folur për shkronjat, rilindësit dhe kulturën, por për të hapur shtabin e fitores. Zëri i banorëve të Manastirit është zë i ndryshimit – që u dëshmua me 8 maj me përmbysjen e regjimit të BDI-së, dhe do të konfirmohet sërish më 19 tetor.”

MARKETING