VLEN: Edhe 50 milionë euro për të zgjidhur problemet thelbësore të komunave!

VLEN: Edhe 50 milionë euro për të zgjidhur problemet thelbësore të komunave!

Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime. Kështu thuhet në reagimin e koalicionit VLEN, ku shtohet se këto mjete nuk do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet lokale pa dallime.
“Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat. Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj decentralizimit të plotë të komunave, një zotim ky i bërë në platformën tonë zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare. Derisa BDI-ja komunat me shumicë shqiptare i ka lënë pa infrastrukture të mirëfilltë, ujë të pijshëm dhe kanalizime të rregullta, koalicioni VLEN po shpërndan mjete buxhetore në mënyrë që qytetarët të mos
përballen me problemet esenciale për jetesë. Ky investim shtesë prej 50 milionë euro është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore që synojnë: Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet
komunave. Si dhe projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. Ftojmë komunat të aplikojnë për këto fonde me dokumentacionin e nevojshëm, që t’u dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve. Koalicioni VLEN me shpërndarjen e mjeteve për komunat ku gravitojnë shqiptarët do të sigurojmë që komunat tona të kenë autonominë për të menaxhuar me investime dhe projekte kapitale në interes të mirëqenies së
qytetarëve. Mesazhi ynë është i qartë: VLEN është përkushtuar sinqerisht për të forcuar komunat dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë vendin.
I’a VLEN për komunat!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING