VLEN: Drejtësia e kapur ka emër, BDI!

VLEN: Drejtësia e kapur ka emër, BDI!

Sot, përpara gjithë opinionit, BDI-nongrata edhe një herë e tregoi fytyrën e saj të vërtetë: atë të partisë që mbron drejtësinë e kapur dhe prokurorinë e komprometuar. BDI nuk votoi për shkarkimin e Prokurorit Publik, megjithëse sipas të gjitha matjeve të besueshmërisë, prokuroria dhe gjyqësori gëzojnë vetëm 2% besim nga qytetarët. Kjo heshtje dhe mospërkrahje e interpelancës është provë e qartë se BDI-nongrata qëndron drejtëpërdrejt pas strukturave të kalbura në drejtësi dhe se është pjesë e atyre që e kanë ndërtuar dhe mbrojtur këtë sistem të padrejtë.

Është fakt i njohur se BDI-nongrata e emëroi vetë prokurorin Kocevski. Është po kjo parti që përmes ndikimeve politike i ka vendosur njerëzit e saj edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në poste kyçe të sistemit të drejtësisë, duke instaluar një rrjet mbrojtës për të fshehur korrupsionin dhe për të garantuar pandëshkueshmëri për klanet që ajo vetë i ka krijuar.

Duke refuzuar të votojë për shkarkimin e Kocevskit, BDI-nongrata konfirmon se qëndron prapa çdo vendimi të padrejtë, prapa çdo kallëzimi të heshtur dhe prapa çdo aktakuze të porositur politikisht. Ajo është arkitektja e drejtësisë së pabarabartë, e një sistemi që i ka sjellë vetëm vuajtje qytetarëve, dhe imunitet kriminelëve të lidhur me pushtetin.

Sot është më e qartë se kurrë: BDI-nongrata për vite me radhë ka mbrojtur krimin e vet përmes prokurorëve të emëruar nga vetë ajo. Por koha e heshtjes dhe mbulimit të së vërtetës ka mbaruar.

VLEN është i vendosur që ta çlirojë drejtësinë nga kontrolli politik. Po vjen koha e përgjigjeve. Po vjen koha e përgjegjësisë. Po vjen koha e drejtësisë së vërtetë. Zëri i qytetarëve nuk do të mbytet më me dosje të mbyllura dhe vendime të porositura. VLEN do të qëndrojë deri në fund për një sistem drejtësie që ndëshkon krimin dhe shpërblen ndershmërinë.

MARKETING