VLEN dhe Arbëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Fitorja më 19 tetor është e pashmangshme!

Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Lëvizjen Arbëria.
“Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Gazmend Aliji dhe Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike.
Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë.
Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori ato do të çlirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet vendor të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.
Kjo marrëveshje është një tjetër hap i madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së.
VLEN për ndryshimin, VLEN për fitoren e madhe të 19 Tetorit!