“VLEN”: Dauti e luan rolin e viktimës, nëse nuk është e aftë ta udhëheq Komisionin, le të japë dorëheqje edhe nga Kuvendi
Me dorëheqjen që e dha, Ilire Dauti e luan rolin e viktimës. Vet u shkarkua, për t’u viktimizuar pasi ky është roli i vetëm që din më së miri ta luajë. Por, kjo nuk mund ta shpëtojë nga pendimi që tentuan ta ndihmojnë bllokimin e Ligjit të branitellave, vlerësoi pasdite grupi parlamentar i “VLEN”-it.
“Duke pranuar dorëheqjen ata u penduan se ndihmuan bllokimin e Ligjit për branitellat. Edhe pse barrën kryesore për këtë bllokadë e mbajti i pari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke marrë edhe padi penale nga e Majta për vendosmërinë e treguar në bllokimin e këtij ligji të përgjysmuar të propozuar nga partneri opozitar i BDI-së, LSDM-ja e copëtuar”, deklaroi Saliu.
Ata vendosën ta lënë vet VLEN-in dhe Afrim Gashin në këtë betejë. Por, kjo nuk prish fare punë sepse ashtu siç e kemi filluar veçmas këtë betejë ngjashëm do ta vazhdojmë. U doli ngjyra sërish dëshmuan patriotizëm të rrejshëm derisa krijonin zhurmë pa përmbajtje kinse në bllokim të këtij ligji, brenda natës Dautin e shpallnin heroinë e sot gjatë ditës kjo heroinë humbi pa lënë shenja.
Derisa, si qyqarë vajtonin në Kuvend ndaj interpelance që nuk e shkarkonte Ilire Dautin, këta të fundit nën direktivat e partisë non grata dhanë dorëheqje. Pasi populli i hoqi nga pushteti tani alternativë e vetme e funksionimit ju ka ngelë dorëheqja.
Dorëheqja e Dautit nuk e ndalon kauzën tonë, vetëm se e demaskon atë personalisht dhe subjektin e saj që i qëndron pas BDI non grata.