VLEN: Bujar Osmani, kalorësi i fundit i Nikolla Gruevskit

Në një konferencë për shtyp, Arbnor Maliqi nga koalicioni VLEN-Çair akuzoi ministrin Bujar Osmani për “mashtrime të përsëritura, lidhje të dyshimta me Beogradin” dhe “punë të vetëdijshme kundër interesave të shqiptarëve”.
Maliqi theksoi disa çështje kryesore, përfshirë:
Mohimin e takimeve me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, të cilat sipas tij tashmë janë të dokumentuara;
Takime të shumta të fshehta me zyrtarë serbë (të paktën 11);
Lejimin e kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit përmes kompanisë MTEL gjatë mandatit të Osmanit;
Premtime të pambajtura për ndërtimin e rrugës drejt pikës kufitare në Bllacë.
VLEN kërkoi nga Osmani përgjigje publike për këto akuza dhe e akuzoi se përfaqëson më shumë interesat e figurave si Gruevski dhe Mijallkov, sesa të qytetarëve shqiptarë. Maliqi gjithashtu e lidhi atë me projektin e shumëkritikuar “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një nismë që dëmtoi interesat shqiptare në rajon.
VLEN i bëri thirrje Osmanit të japë llogari publike ose të tërhiqet nga jeta politike, duke e akuzuar se ka vepruar me vetëdije kundër popullit që përfaqëson.