VLEN planifikon investim prej 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun nëntokësor

VLEN planifikon investim prej 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun nëntokësor

Komuna e Çairit ka nisur procesin e tenderimit për ndërtimin e fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu”, një prej projekteve kapitale më të mëdha në historinë e kësaj komune. Projekti përfshin edhe ndërtimin e një parkingu modern nëntokësor me kapacitet për mbi 400 automjete, duke adresuar kështu mungesën e vendeve të parkimit në zonën e Çarshisë.

Zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, theksoi se projekti do t’i japë sheshit një funksion krejtësisht të ri dhe do të përmirësojë qasjen, duke gjallëruar funksionin tregtar dhe kulturor të një prej zonave më të rëndësishme të Shkupit. Hapësira totale që do të përfshihet në ndërtim është 12,520 metra katrorë.

Investimi, me vlerë mbi 25 milionë euro, financohet tërësisht nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe kuadrit të VLEN, pasi përmasat e projektit janë jashtë mundësive të komunës së Çairit. Ky është një shembull i qeverisjes me përgjegjësi, që nuk mbetet vetëm në premtime, por përqendrohet në realizimin e veprave konkrete.

“Ky është Çairi që në krye me VLEN e ndërtojmë së bashku, një komunë më moderne, funksionale dhe në shërbim të çdo qytetari,” u shpreh zv/ministrja Zekolli Shaqiri, duke theksuar se me këtë projekt, puna dhe zhvillimi nuk ndalen.

MARKETING