VLEN bën hapin e parë drejt unifikimit politik – formon Kryesinë

VLEN bën hapin e parë drejt unifikimit politik – formon Kryesinë

Sot, koalicioni VLEN ka vendosur që Kryesia të jetë organi i parë zyrtar i këtij subjekti politik. Me këtë vendim, nga sot e tutje, të gjitha aktivitetet publike të partive politike pjesëmarrëse në VLEN do të ndalen, për t’u zhvilluar vetëm nën emrin dhe logon e VLEN-it.

Në takimet e ardhshme, koalicioni do të vazhdojë me ngritjen e organeve të tjera, përcaktimin e drejtuesve dhe caktimin e shefave të shtabeve zgjedhore. Grupi parlamentar i VLEN-it do të vazhdojë të funksionojë me deputetët që i japin mbështetje këtij grupi.

MARKETING