VLEN: BDI në dëshpërim – Ahmeti nga Likova e pranoi se përgatit bojkot të zgjedhjeve

Pasi panë se shqiptarët nuk po bien më pre e gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme, pasi u zbuluan me aferat korrupte dhe listat e zeza, BDI po luan kartën e fundit! Ata nuk kanë më fuqi të manipulojnë njerëzit me përrallën e sajuar të “deshqiptarizimit” dhe tani janë gati të kryejnë tradhtinë tjetër politike ndaj popullit të vet – të bojkotojnë zgjedhjet dhe të përpiqen të provokojnë tensione në ditën e votimit!
BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të mos regjistruar edhe një humbje në bilancin e saj: KRIZA POLITIKE! Pikerisht për këtë arsye tash e një kohë ata po investojnë në perceptimin e rremë se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar siç duhet, sepse BDI nuk është në Qeveri.
Por tani gjithçka është e qartë dhe nuk ka dilema! Ali Ahmeti dje nga Likova vetë e konfirmoi: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Po ashtu, e pranoi atë që ne e kemi thënë prej kohësh. Iniciativa për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe para Gjykatës Kushtetuese është kurth i fshehur i BDI-së, me të cilin dëshirojnë të përfitojnë politikisht duke dashur t’i shkaktojnë dëm VLEN-it. Ali Ahmeti nuk ka më opsion. Anketat e tyre e konfirmojnë të vërtetën e hidhur – shqiptarët nuk duan më t’i votojnë! Autoriteti i Ali Ahmetit është lëkundur, pasi nga komandant i UÇK-së u shndërrua në peng i Artan Grubit. Të gjithë e dinë që BDI tani është një parti e korruptuar, ku disa njerëz u bënë milionerë, fëmijët e tyre u punësuan me paga të majme, ndërsa populli mezi mbijeton!
I ashtuquajturi “Fronti Europian” në krye me BDI-në tregoi fytyrën e vërtetë në dhomën me numër 161 të Kuvendit! Për të hyrë në qeveri në vend të VLEN-it, VMRO-DPMNE-së i ofruan katër ministri dhe u nështruan plotësisht, vetëm për të shpëtuar vetveten! Shqiptarëve u është bërë e qartë se BDI po i përdor si mish për top për të mos u përballur me drejtësinë!
BDI mund të ikë nga zgjedhjet, por nuk mund t’i ikë gjykimit të popullit. Kësaj radhe dënimi do të jetë i ashpër – do t’i dërgojmë në histori politike!