VLEN: BDI e miratoi vendimin që provimi i jurisprudencës të jetë vetëm maqedonisht

VLEN: BDI e miratoi vendimin që provimi i jurisprudencës të jetë vetëm maqedonisht

Pas qëndrimeve të BDI-së ka reaguar koalicion VLEN, i cili thekson se BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autori i padrejtësisë më të madhe ndaj saj.
Koalicioni rikujton se në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase.
“Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve.
Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj”, thekoshet në reagimin e koalicionit shqiptar në pushtet.

MARKETING