VLEN: BDI dhe pushteti i saj shënon edhe një skandal të madh gjatë ikjes në opozitë

VLEN: BDI dhe pushteti i saj shënon edhe një skandal të madh gjatë ikjes në opozitë

Pas informacionit se Universiteti Ndërkombëtar i Strugës do të akreditohet edhe për degën e Mjekësisë kanë reaguar nga koalicioni VLEN.

Ata thonë se ky  Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, “është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme.

“Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik.

Megjithatë, veprimi i këtillë i BDI-së së  Ali Ahmetit dhe Ramiz Merkos, dëshmon faktin se të gjelbërit që u shndërruan në Front, janë arsyeja kryesore pse truri shqiptar braktis vendin dhe punon në Europë e gjetiu, pse në shtetin tonë intelektualët dhe profesionistët e vërtetë ikin jashtë vendit dhe shqiptarët janë përfaqësuar nga injoranca e cila po i varfëron dhe po i dëbon nga vendlindja.

Por biznesit të BDI-së dhe Ramizit, i cili ka funksionuar në stilin: merr “knishkën” e BDi-së, bli diplomë te Ramizi dhe vendin e punës e ke të sigurt, po i vjen fundi, sepse Qeveria e re do të hetojë të gjitha rastet e manipulimeve me shitjen e diplomave dhe funksionimet e Universiteteve siç është universiteti “Merko””, thuhet në reagimin e VLEN-it.

 

MARKETING