VLEN: Bashkëpunimi me Universitetin Ballkanin proces i avancimit shkencor në dobi të mjedisit tonë!

VLEN: Bashkëpunimi me Universitetin Ballkanin proces i avancimit shkencor në dobi të mjedisit tonë!

U formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

Ky partneritet, i konfirmuar në takimin e relizuar nga zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, me rektorin Prof. Dr. Lütfi Sunar, synon avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, duke përfshirë analizën e politikave publike dhe hartimin e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore dhe institucionale.

Si VLEN vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të urave me komunitetin akademik, me synimin për të fuqizuar kapacitetet vendore në përballjen me sfidat ekologjike dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

VLEN për mjedisin, shkencën dhe bashkëpunimin për të vetmin qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë!

MARKETING