VLEN: Artan mos e mbaj fajin i vetmuar, kthehu te kryetari ta jep ndonjë “amin” tjetër!
Artan Grubi i cili në çdo paraqitje të tij bënte thirrje për investigim duke filluar nga partia e tij, tani është shndërruar në sinonim të ikjes nga drejtësia. Artan mos mendo që me kalimin e ditëve harrohet dosja jote, kthehu dhe përballu me drejtësinë, dëshmoje pafajësinë.
Grubi qenka strukur në Shqipëri e jo në Kosovë ashtu siç aludohej. E rëndësishme është që nëse ka ndarë mendjen të vazhdojë jetën si “kaçak” t’i zgjedh vendet. Assesi nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri, ky shtet për shqiptarët ka vlerë dhe peshë të veçantë, tani nuk duhet të perceptohet si strehimore e të korruptuarve.
Artan, veprimtaria yte është edhe më e rëndë se vetëm korrupsioni, ti bëre gabim historik e për këtë do të dënojë edhe historia kudo që ndodhesh nuk të amniston assesi arratia. Artan Grubi përpos që është i korruptuar ai e ka rënduar bagazhin e tij me shërbimin që ia kë bërë Sasho Mijallkov.
Artan, ik nga Shqipëria, ky vend nuk është i përshtatshëm për shërbyesit e antishqiptarët më të madh në Maqedoninë e Veriut. Artan strehimi në Shqipëri nuk të bënë shqiptaromadh, është dashtë ta dëshmosh shqiptarinë kur ishte në pushtet, por ti nuk e bëre. Në vend të kësaj zgjedhe t’i shërbesh qarqeve antishqiptare, antievropiane e antiamerikane.
Kur shqiptarët të dërguan në institucion për t’i përfaqësuar ti kishe problem me menaxhimin e egos e si rezultat krijove skena loje brenda institucioneve, me këto kënaqe egon tënde por dëmtove gjendje sociale të qytetarëve shqiptarë.
Derisa ishe ti në pushtet shqiptarët ishin të papërfaqësuar e jetim në institucionet e këtij vendi. Artan nëse edhe arratinë në Shqipëri e ke bërë me aminin e Ali Ahmetit si çdo punë tjetër ke gabuar. Artan kthehu që Ali Ahmeti të ndihmojë ashtu siç të ka fut në zjarr për të kryer shërbime të errëta.
Nëse ke ndarë gjithçka me Ali Ahmetin ndaji edhe këto ditë të zeza për ty, fajin e keni të përbashkët mos i vuaj pasojat i vetmuar. Por, gjithsesi të bëjmë thirrje serioze e të sinqert, kthehu edhe pse fundin e kishe kaq, por të paktën mundësoja vetes një përfundim normal pas një veprimtarie të hidhur.
Artan, mos harro Shqipëria nuk është strehë që grumbullon të korruptuarit e ato që janë shërbëtor të politikanëve anti-shqiptar.
VLEN garantues të vetëm institucional të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut