VLEN akuzon: Derisa Bujar Osmani flet për vlera europiane, Artan Grubi kurdis tendere me nëntokën serbo-ruse
Nga opozita shqiptare VLEN kanë akuzuar se derisa Bujar Osmani merr guzimin dhe flet për migrimin e të rinjve, zv/kryeministri Artan Grubi ka hapur tender për 2000 aparate të reja të kazinove dhe 2000 karrige për aparate të kazinove.
Ata thonë se për këtë do të shpenzohen 20 milionë euro.
“Derisa Bujar Osmani flet për verifikim të bartësve të funksioneve, kinse për të kontrolluar pastërtinë e funksionarëve, Artan Grubi përmes Lotarisë dhe Përparim Bajramit hap edhe 6 tenderë tjerë në vlerë prej 2 milion euro para të qytetarëve, për reklamim dhe marketing të lojërave të fatit dhe kazinove, që reklamat e tyre një i ri ti sheh në billbordet e qytetit, në television, në radio, në facebook etj.
Derisa Bujar Osmani elaboron për rrezikun nga Rusia, Artani përgatit teren që njejtë si të gjitha tenderat tjerë në Llotari, edhe këto ti fitojnë nëntoka nga Serbia”, kanë deklaruar nga VLEN.
Ata pyesin publikisht se a është e vërtetë që paratë e dedikuara për ndërtimin e çerdheve, në mbledhje të Qeverisë hartohen plane si këto mjete të ridestinohen për nevojat e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut, e me të njejtat të bleni edhe më shumë aparate kazinosh, e të hapni edhe më shumë kazino? “DMTH të shkurtoni mjete nga çerdhet, e ti shtoni te biznesi ku ju jeni ortak, biznesi i kumarit. Deri ku shkon lakmia e juaj për para? A e dini sa shkolla, sa çerdhe, sa ambulanca, sa start up biznese, sa investime kapitale mund të realizohen me këto para? 76 milionë euro të plota vetëm për një mandat, për 4 vite, harxhoi Artan Grubi përmes Lotarisë së tij për biznesin e kazinove! Si u bë që BDI që dikur përfaqësonte shqiptarët dhe luftën, sot të njihet më shumë për skandalet Llotaria, Soravia, Eurovia?”, thuhet mesa tjerash në reagimin e VLEN-it.