VLEN: Akademia Shqiptare është projekt shkencor
Nga VLEN thonë se Akademia shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik.
Duke qenë se shqiptarët janë sistematikisht të diskriminuar në ASHAM, theksojnë nga atje, intelektualët shqiptarë nuk kanë një hapësirë ku të veprojnë. Për këtë arsye, ne detyrohemi të krijojmë një platformë që do të mundësojë zhvillimin e mendimit shkencor.
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që në vend që të kritikojnë të marrin guximin dhe të japin mbështetje ndaj kësaj nisme, në mënyrë që përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike”, thonë nga VLEN.
Si VLEN, shtojnë nga atje, nuk mund të pranojmë logjikën e negacionit të dyfishtë, ku ASHAM nuk hap dyert gjerë e gjatë për shqiptarët, dhe njëkohësisht problematizohet themelimi i Akademisë Shqiptare.