Vjen goli i parë, Muriqi dhe Mallorca festojnë në transfertë

Vjen goli i parë, Muriqi dhe Mallorca festojnë në transfertë

Vedat Muriqi gjen golin e parë sezonal në La Liga. Bomberi i Kosovës, i dhuroi Mallorcas një fitore tepër të rëndësishme në Galici kundër Celta Vigos.

Skuadra ishullore triumfoi 0-1 falë golit të Muriqit, duke siguruar suksesin e parë në sezonin 2023/2024 në La Liga.
Ishte minuta e 85’ kur 29-vjeçari nga Prizreni ktheu në gol gjuajtjen me kokë të Daniel Rodriguez. Zhbllokohet në këtë mënyrë Muriqi, i cili kishte humbur dy penallti në takimet e mëparshme.

Me suksesin e sotëm, skuadra e meksikanit Aguirre është ngjitur në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë që Celta Vigo numëron një pikë më pak.

MARKETING