Vizitë pune e zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Poloni

Vizitë pune e zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Poloni

Zëvendësministrja e Transportit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, po zhvillon një vizitë pune në Republikën e Polonisë në kuadër të projektit Twinning për përforcimin e kapaciteteve inspektuese në sektorin e transportit.

MARKETING

Së bashku me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Transportit dhe homologë nga Polonia, po realizohen inspektime praktike në terren, me qëllim të njohjes së drejtpërdrejtë me praktikat më të avancuara të kontrollit dhe mbikëqyrjes në transportin rrugor, të cilat zbatohen në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Përmes kësaj vizite po shkëmbehen përvoja institucionale dhe teknike që synojnë përmirësimin e efikasitetit, sigurisë dhe transparencës në proceset inspektuese në Maqedoninë e Veriut.

Një pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti është bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës së Polonisë, z. Stanisław Bukowiec, i cili shoqëron delegacionin dhe ka shprehur mbështetje të plotë për avancimin e kapaciteteve inspektuese dhe forcimin e lidhjeve mes institucioneve përkatëse të të dyja vendeve.

Kjo vizitë përbën një hap konkret drejt afrimit me standardet e BE-së në sektorin e transportit, duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe më të sigurt inspektimi në vendin tonë.

MARKETING