Vitin e kaluar janë regjistruar 662 objekte pa leje

Vitin e kaluar janë regjistruar 662 objekte pa leje

Në territorin e shteti vitin e kaluar, janë regjistruar 662 objekte të ndërtuara pa leje, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 111 objekte për banim (16.8 për qind), 101 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (15.3 për qind), 58 objekte afariste (8.8 për qind), 94 garazhe (14.2 për qind), 125 gardhe (18.9 për qind), 5 shkallë (0.8 për qind), 19 terrasa (2.9 për qind), 5 terrasa verore (0.8 për qind), 50 mburoja (7.6 për qind), 15 objekte të përkohshme (2.3për qind) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 për qind).

Në Shup janë regjistruar 82 objekte të ndërtuara pa leje, ku pason Kumanova me 79, Manastiri dhe Ohri me nga 53, Kriva Pallanka 42, Strumica 39, Tetova 31, Struga 26, Probishtipi 19…

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, 637 (96,2 për qind), janë në pronësi private, ndërsa të regjistruara janë edhe 21 në pronësi shtetërore dhe katër të përziera.

Siç ka njoftuar më herët MIA, deri në mars të këtij viti Agjencia e Kadastrës së pasurive të patundshme ka regjistruar pronat e 296 810 objekteve që kanë marrë vendim legalizimi nga komunat amë.

Në Kuvend ka nisur seanca komisioni për ligjin, por ende nuk ka ndryshim në status.

Parashikohet një metodë e shkallëzuar për llogaritjen e tarifës së legalizimit dhe që, për një objekt deri në 80 metra katrorë, shuma e kompensimit rritet me 50 për qind të kostos bazë të shërbimeve dhe për objektet mbi 80 metra katrorë, ajo tarifë është rritur me 100 për qind.

Kompensimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje, sipas propozimit, nuk do të paguajnë qytetarët me ndihmë sociale dhe personat me të ardhura deri në 180 mijë denarë të ardhura vjetore neto, gjë që rrit fushëveprimin e qytetarëve që përjashtohen nga ajo tarifë.

MARKETING