Visar Musliu: Vetëm fitorja ndaj Ukrainës, është rezultat pozitiv

Visar Musliu: Vetëm fitorja ndaj Ukrainës, është rezultat pozitiv

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka shënuar startin e përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit kanë nisur me seancat stërvitore në kampin “Petar Milloshevski” në Shkup. Të gjithë reprezentuesit u janë përgjigjur ftesës së seleksionuesit dhe janë vënë në dispozicionin e tij. Maqedonia ndeshjen e parë e luan me Ukrainën në Shkup, përderisa në takimin e dytë përballet me Anglinë në transfertë.

Visar Musliu, reprezentues

“Është ndjenjë e mirë dhe ndjenjë e veçant kur përfaqëson shtetin tënd. Besoj se të gjithë futbollistët që janë këtu, janë mirënjohës dhe të lumtur që janë pjesë e përfaqësueses. Normal, atmosfera është pozitive, por këtë duhet ta konfirmojmë edhe në fushë ndaj Ukrainës. Realisht Ukrainë është konkurenti jonë kryesor, kështu që fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj tyre, ku vetëm fitorja është rezultat pozitiv për ne, pastaj ndaj Anglisë, mendoj se ka kohë që të bëjmë kalkulime”.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Ukrainë luhet me 16 qershor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, përderisa tre ditë më vonë përfaqësuesja e vendit do të përballet me favoritët e Anglisë në “Old Trafford”.

MARKETING