Visar Musliu: Lukaku nuk luan, por Belgjika ka sulmues tjerë cilësor

Visar Musliu: Lukaku nuk luan, por Belgjika ka sulmues tjerë cilësor

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër në mbrëmje përballet me Belgjikën në Gent, në një nga sfidat më të mëdha në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Mbrojtja do të jetë nën presion të veçantë, por Visar Musliu është gati për sfidën.

“Lukaku është larguar, por ka shumë sulmues cilësorë në Belgjikë dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Do të bëjmë më të mirën tonë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë. Me përkushtim dhe përqendrim maksimal, duke luftuar për çdo top, besojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”, tha në konferencën me gazetarët, mbrojtësi Visar Musliu.

MARKETING