Visar Musliu firmos me skuadrën e Bundesliga 2
Reprezentuesi i vendit tonë, Visar Musliu sezonin e ri do të luajë me tjetër skuadër. Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare, “Sportmania” mëson ekzkluzivisht se Musliu ka firmosur me një skuadër që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Bëhet fjalë për ekipin e Paderborn.
Ai ishte pjesë e Inglostand që nga viti 2022, ndërsa më herët luajti edhe për Fehervarin në Hungari, Shkëndijën, Vardarin, Renovën e Gostivarin.