Visar Ademi shpall kandidaturën e pavarur për Komunën e Gostivarit

Visar Ademi ka njoftuar sot zyrtarisht se do të garojë si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ademi ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, duke theksuar se synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve për të kontribuar në përmirësimin e jetës në këtë komunë.
“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.
Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.
Shihemi në qytet!”, ka shkruar Ademi.
Me këtë nismë, Ademi i bashkohet garës për drejtimin e Gostivarit si alternativë ndaj kandidatëve partiakë, duke apeluar për një platformë gjithëpërfshirëse dhe qytetare.