Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe të Rinjve informoi se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2025.
“Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 04 korrik 2025”, thonë nga MPSDR.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
04.07.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
07.07.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.