Vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore, qytetarët inkurajohen të kontrollojnë të dhënat e tyre

Vijon afati për shqyrtimin e listës zgjedhore nga qytetarët, i cili do të zgjasë deri më 11 shtator.
Çdo plotësim, regjistrim apo ndryshim të të dhënave, qytetarët mund ta dorëzojnë me shkrim në zyrat rajonale të KSHZ-së ose përmes postës elektronike.
Lista zgjedhore mund të kontrollohet edhe online në uebfaqen zyrtare të KSHZ-së, SEC.mk, ku tregohet qartë se cili votues është i regjistruar, në cilin vendvotim dhe në cilën shkollë do të votojë.
Përveç mënyrës online, qytetarët kanë mundësi ta verifikojnë listën edhe në pikat rajonale të KSHZ-së. Banorët e Çairit, Butelit, Shuto Orizares dhe Çuçer Sandevës mund të kryejnë këtë shërbim në pikën që ndodhet pranë stacionit policor në Butel.